Fundi i ndëshkimeve: BE i heq të gjitha masat ndaj Kosovës pas gati 3 vitesh 

Fundi i ndëshkimeve: BE i heq të gjitha masat ndaj Kosovës pas gati 3 vitesh 

Më 28 qershor të vitit 2023 Kosova u ‘godit’ nga disa masa ndëshkuese të përkohshme nga Bashkimi Evropian, të cilat kanë zgjatur deri më 17 mars të vitit 2026.

Këto ndëshkime erdhen pas tensioneve në veri të vendit, shkruan Gazeta Enigma.

Pasi zgjedhjet lokale në veri u bojkotuan nga serbët, kryetarët shqiptarë hynë në komuna me ndihmën e policisë, protesta dhe përplasje me policinë dhe KFOR-in dhe BE e akuzoi qeverinë për mos-deeskalim të situatës 

Masat kanë përfshirë: pezullim të disa fondeve dhe projekteve të BE-së, kufizim të kontakteve të nivelit të lartë politik dhe ndalje të përkohshme të disa programeve të bashkëpunimit.

Masat nuk ishin “sanksione të forta” si embargo, por presion politik dhe financiar.

Në aspektin ekonomik, u pezulluan fondet e BE-së (qindra miliona euro projekte), u ndalën disa programe zhvillimi dhe investime.

Tutje, në fushën politike u pezulluan takimet e nivelit të lartë me liderët e Kosovës, u kufizua bashkëpunimi institucional me BE-në.

Ndër të tjera, u bllokuan aplikime të reja për projekte dhe u ngadalësua rruga drejt integrimit të BE-së.

Në vitin 2025 BE nisi gradualisht lehtësimin e masave dhe rikthimin e fondeve.

Më 17 mars të vitit 2026, Komisioni Evropian ka konfrimuar se janë heque të gjitha masat financiare ndaj Kosovës.

Në Parlamentin Evropian përfaqësuesi i KE-së, Jiri Plecity, bëri të ditur se KE ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa.

Gjithashtu u theksua se Kosova ishte në një paralizë të fortë politike.

Nga ana tjetër, u mirëprit arritja për Ligjin për të Huajt në Prishtinë, e lehtësuar nga BE, duke e cilësuar si hap pozitiv për sundimin e ligjit dhe të drejtat e komuniteteve.

U nënvizua gjithashtu se dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve mbeten thelbësore për përparimin evropian të Kosovës dhe Serbisë./GazetaEnigma/

Related Articles