Shi e bubullima, ky është parashikimi i motit në Kosovë

Shi e bubullima, ky është parashikimi i motit në Kosovë

Fundjava me reshje shiu. Të shtunën më freskët, e të dielën ngrohtë. Fillimi i javës me mot jostabil, rënie e temperaturave dhe mundësi për shi.

Të shtunen në vendin tonë pritet të ketë mot të freskët dhe kryesisht me vransira.  Që nga mëngjesi me mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.  Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë.

Temperaturat minimale luhaten nga 12C deri 15C, e të mërkurën zbresin edhe në 10C.  Maksimalet të shtunën zbresin në 20C, për të shënuar sërish rritje të dielën deri në 25C, e më pas me një tendencë të rënies deri në 19C ditën e mërkurë.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-9m/s, të hënën me hove edhe deri në 14m/s

Related Articles