Aksident në rrugën Prizren – Reqan, lëndohen gjashtë persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mes dy automjeteve me targa vendore në rrugën Prizren – Reqan, shkruan Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Gjashtë persona kanë pësuar lëndim dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka bërë të ditur Gashi.

“Rreth ores 20:05 ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete me targa vendore ku kemi 6 persona të lënduar të cilët për momentin janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Sipas infromacioneve të para nuk janë në rrezik për jetë, personat kanë lëndime. Njësitë e trafikur kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren rastin”, ka thënë Vesel Gashi.

Related Articles