Ministria e Shëndetësisë në raportin e fundit ka njoftuar se nga 344 testime, 110 persona kanë rezultuar me COVID-19.
Sipas njoftimit të fundit, ministria bën të ditur se pas rritjes të infektimeve si rrjedhojë janë rritur edhe rastet aktive. Numri i rasteve aktive ka arritur në dy mijë e 116.
Po ashtu, sipas raportit të fundit, janë shëruar 163 persona dhe nuk kishte asnjë rast të vdekjes.
Kujtojmë se ditëve të fundit numër i lartë i infektimeve me COVID-19 ka përfshirë vendin tonë.