Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Slloveni, ralporton Gazeta “Enigma”.
FFK përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se të gjitha biletat janë shitur në kohë rekord.
“Të gjitha biletat për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, Kosovë – Slloveni, që zhvillohet më 10 tetor, janë shitur në kohë rekord”, njofton FFK.
“Faleminderit tifozëve për përkrahjen e jashtëzakonshme. Ju jeni forca dhe motivi ynë më i madh drejt sukseseve të reja”, thuhet në postimin e tyre. /Gazeta Enigma/