Shiti Ferrarin që e mori për ta dërguar në servis, arrestohet Kosovari

Shiti Ferrarin që e mori për ta dërguar në servis, arrestohet Kosovari

Një kosovar është arrestuar në pikën kufitare në Morinë, raporton Gazeta Enigma.



A.M, dyshohet se ka mashtruar me një veturë të tipit Ferrari, vlera e të cilit kap shumën e 250 mijë eurove.

29-vjeçari dyshohet se e kishte shitur veturën të cilin e kishte marrë për ta dërguar në servisim jashtë vendit.

Ai është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, njofton policia.

Related Articles