Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale e ka hedhur poshtë vendimin e Shkallës së Parë, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për mbylljen e pompës së derivateve “Patroni”, duke vendosur kështu në favor të Ministrisë, raporton Express.
Peci ka thënë se në atë lokacion do të ndërtohet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencive vartëse në mënyrë që të plotësohen kushtet për akreditimin në IPARD.
“Mbetem i përkushtuar dhe i vendosur në angazhimin tim si Ministër deri në rikthim të pronës në Ulpianë dhe pastrimin e gjendjes në Stankaj të Pejës! Pa pardon karshi abuzimit me pronën shtetërore!”, ka shkruar Peci.
Shkalla e Parë e Gjykatës Komerciale kishte marrë vendim që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të Ministrit Faton Peci, për mbylljen e pompës së derivateve, ”Patroni”.