Shkeljet në Hagë, Gucati: S’më lejuan me i hedh dy kokrra dhe mbi varrin e babait

Shkeljet në Hagë, Gucati: S’më lejuan me i hedh dy kokrra dhe mbi varrin e babait

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka prezantuar së fundmi raportin e Komitetit të Odës së Avokatëve për të Drejtat e Njeriut në Angli dhe Uells, i cili ngre dilema serioze për mënyrën e zhvillimit të proceseve në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Pas publikimit të këtij raporti, në emisionin Kosova Live ka folur kryetari i OVL UÇK, Hysni Gucati, i cili ka ndarë përvojat e tij gjatë kohës së paraburgimit në Hagë.

Gucati ka kujtuar një nga momentet më të vështira për të dhe për të akuzuarit e tjerë, duke theksuar se ndalesa për të marrë pjesë në varrimet e familjarëve ka qenë ndër goditjet më të rënda emocionale.

“Një prej momenteve më të rënda ishte kur humbnim familjarët dhe nuk na lejohej të shkonim as në varrimin e tyre,” ka thënë ai.

Ai shtoi se për të personalisht ka mbetur peng fakti që nuk ka arritur “me i hedh dy kokrra  dhe mbi varrin e babait”, duke e cilësuar këtë si një dhimbje që do ta mbajë gjatë.

Sipas Gucatit, këto momente janë përballuar me ndihmën e ish-krerëve të tjerë të UÇK-së që ndodheshin në paraburgim, të cilët, siç tha ai, nuk e kanë lënë vetëm dhe e kanë mbështetur në ato çaste të rënda.

Related Articles