Një person që ka tentuar ta grabisë një këmbimore në Prishtinë, ka mbetur i lënduar në vendin e ngjarjes, pasi që u qëllua nga një qytetar aty pranë,. në përpjekje për të parandaluar grabitjen, njofton Gazeta Enigma.
Personi që tentoi grabitjen po ashtu ka gjuajtur me një armë të tipit AK-47.
“Sot rreth orës 15:15, është raportuar për një rast grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshauri ka shtënë me armë zjarri AK-47. Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, në përpjekje për të parandaluar grabitjen një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri”, thuhet në komunikatën e policisë.
Grabitësi i lënduar më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, por se i njëjti është arrestuar nga policia në Obiliq, i cili për shkak të lëndimeve ka marrë tretman mjekësor.
Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar veturën e të dyshuarit, si dhe një armë automatike, të tipit AK-47. /Gazeta Enigma