Është lënduar rëndë një fëmijë në njërin prej këndit të lojrave të një restoranti në Prizren, raporton Gazeta Enigma.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, derisa thuhet se fëmija është dërguar për tretman mjekësor.
Ndryshe, në njoftim tutje thuhet se rasti po hetohet.
“Raportohet se në këndin e lodrave të një restoranti, është lënduar aksidentalisht fëmija, viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Njësia përkatës policor është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.