Shoferit në Ferizaj i konfiskohet leja deri në vitin 2047

Shoferit në Ferizaj i konfiskohet leja deri në vitin 2047

Një shofer 25-vjeçar nga Ferizaj është dënuar me konfiskimin e patentës së tij të shoferit për një periudhë 23-vjeçare, duke e bërë të pamundur të vozisë deri në vitin 2047, shkruan Enigma.

Gjoba, e cila është shqiptuar më 1 nëntor të këtij viti, dëhmon se shoferit i është konfiskuar edhe automjeti.

Rasti nuk është proceduar për në gjykatë.

Shoferit, sipas vendimit për kundërvajtje, i janë hequr pesë pikë negative.

I njëjti dyshohet se ka grumbulluar një numër të madh të kundërvajtjeve të shkaktuara në komunikacion. 

Related Articles