Jusuf Ulaj, i cili është këshilltar për shëndetësi në kabinetin e kryeministrit, Albin Kurti ka reaguar për shpenzimet e deputetëve të Kosovës për derivate.
Ulaj tha se pret reflektim nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes lidhur me këtë çështje.
Sipas tij shpenzimet për karburante duhet sqaruar e ndalur.
“Shumë nga ne që në Lëvizjen Vetëvendosje jemi për parime dhe ndaljen e të këqijave në këtë vend, presim reflektim nga Grupi Parlamentar që na përfaqëson! Shpenzimet në karburante duhen sqaruar dhe ndalur”, tha Ulaj.
Reagimi i tij erdhi pasi të enjten është publikuar lista e dhjetra deputetëve që janë kompensuar për shpenzimet e derivateve, për arsye të udhëtimeve nga qytetet e tjera për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit. /Gazeta Enigma/.