“Shpërbërja e Kuvendit vetëm pas shkarkimit apo dorëheqjes së Kurtit”

“Shpërbërja e Kuvendit vetëm pas shkarkimit apo dorëheqjes së Kurtit”

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, vlerëson se deri te shpërbërja e Kuvendit mund të vie vetëm pas shkarkimit ose dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti. 

“Shpërbërja e parlamentit mund të ndodhë vetën atëherë kur kryeministri shkarkohet ose dorëhiqet”, ka thënë Tahiri.

Ai në një deklarim për media, ka thënë se në takimin në mes të Kurtit e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, që u mbajt të hënën në mbrëmje, nuk është diskutuar për agjendën legjislative. 

“Ne sot jemi në ditën kur në Strasburg ambasadorët diskutojnë a me hy Kosova a jo në agjendën për anëtarësim. Një ditë para se të vendoset para anëtarësimit të Kosovës ai merret me zgjedhje. Me të vetmen arsye me mbulu një marre”, ka deklaruar Tahiri.

AAK-ja refuzoi të shkonte në takimin që Kurti e thirri për të diskutuar “për agjendën legjislative”. 

Tahiri ka theksuar se AAK-ja nuk ka arsye për të mos u takuar me Kurtin, vetëm se sipas tij, duhet të dihet tema për të cilën ftohet takimi.

Related Articles