Shpërthen babai i Ardian Ismajlit, e quan tradhëti mos aktivizimin në EURO 2024

Shpërthen babai i Ardian Ismajlit, e quan tradhëti mos aktivizimin në EURO 2024

Ilmi Ismajli, babai i futbollistit Ardian Ismajli, ka reaguar pasi ky i fundit nuk u aktivizua në asnjë nga tri ndeshjet e Shqipërisë në grupe të EURO 2024.

Ai përdori fjalë mjaft të rënda, duke e akuzuar kombëtaren shqiptarë për tradhëti.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e tij të plotë, të cilin e postoi në rrjetin social Facebook.

Ardian,

Behu i qendrueshum dhe i fort per kete padrejtesi, per kete tradheti, te jeni krenar per qdo gje qe keni dhene per Kombtaren sepse e kemi detyrim!

Zoti i shkaterroft te gjithe ata qe ta vodhen endrren qysh nga femijeria te cilen ma tregoje…

 Te pabeset, tradhetaret, u munduan ta ndalnin diellin qe te mos ndriqoj, por mjeranat nuk e kuptuan se diellin mund ta ndal vetem Krijuesi i tije!

Zoti i shkaterroft ata qe te bene pabesi, te bene tradheti sepse shume ke besuar dhe nuk keni faj se ne ballet e tyre nuk shkruante i pabes…

Je i qet se dite te bardha dhe karrier te madhe jeni duke pritur, eshte shume afer…

Shqipëria ndau rrugët me EURO 2024 sonte, pas humbjes 1-0 nga Spanja. /Gazeta Enigma

Related Articles