Një person ka raportuar në polici se derisa ka qenë duke e montuar një bombole gazi, e njëjta ka filluar të digjet dhe ka shpërthyer.
Rasti ka ndodhur të enjten në mëngjes në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Si pasojë një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.