Një zjarr i madh ka shpërthyer dje në xhaminë e vjetër në Komunën e Mamushës, raporton Gazeta “Enigma”.
Raportohet se si pasoj e zjarrit është djegur një pjesë e saj, në rrethana akoma të paqarta.
Incidenti i zjarrit është raportuar në orët e pasdites dhe menjëherë kanë intervenuar njësitë përkatëse, me ç’rast është lokalizuar zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia, ndërkohë që lidhur me rastin është deklaruar kryetari i komunës, Abdulhadi Krasniç.
Ai ka njoftuar lidhur me rastin dhe është shprehur se nuk dihet akoma shkaktari i zjarrit. /GAZETA ENIGMA/
Video: