Gjatë mesnatës, në afërsi të qendrës së Zveçanit, pranë njo pompe derivatesh ka ndodhur një shpërthim.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zv.drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai ka deklaruar se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, pos dëmeve materiale.
Aktualisht sipas tij, nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi, përcjellë Gazeta Enigma.
“Rreth mesnatës në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit ka ndodh një shpërthim. Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, ndërsa ka pas dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi. Nuk mund të themi ende se qka e ka shkaktu këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.
Këto janë disa pamje të publikuara nga Klan Kosova, nga vendi i ngjarjes: