Dhjetra barinj të bagëtive dhe kalimtarë u vranë dhe disa u plagosën nga një shpërthim i dyshuar me bombë në rajonin qendror verior të Nigerisë, tha një zyrtar i qeverisë shtetërore dhe zëdhënës i blegtorëve kombëtarë.
Incidenti ndodhi midis shteteve Nasarawas dhe Benues në veri të Nigerisë qendrore, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Zëdhënësi i Shoqatës së Blegtorëve Miyetti Allah të Nigerisë, Tasi’u Suleman, tha se një grup i barinjve po i lëvizte bagëtinë e në Nasarawa nga Benue, ku autoritetet kishin konfiskuar kafshët për shkelje të ligjeve kundër kullotjes, kur shpërthimi tronditi zonën.