Shpërthim në lagjen e Boshnjakëve, policia jep detaje

Shpërthim në lagjen e Boshnjakëve, policia jep detaje

Një shpërthim i ri është dëgjuar në lagjen e Bashnjakëve në Mitrovicë të Veriut.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti ka thënë për Gazetën Enigma se shpërthimi ndodhi për shkak të gjuajtes së mjeteve piroteknike.

“Bëhet fjalë për mjete piroteknike, nuk janë shpërthime që shkaktojnë efekte shkatërrimi, kanë efekte të zërimit, nuk ka lëndime. Kur flitet për Lagjen e Boshnjakëve, është një zonë jo një pikë e vetme”, ka deklaruar Hoti.

Ndryshe, vlen të theksohet se pas shpërthimi policia doli në vendin e ngjarjes.

Related Articles