Një shpërthim ka ndodhur në zyrat qendrore të KEDS-it në Prishtinë, ku një person është lënduar, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetë.
KED-s bën të ditur se gjatë procesit të rregullimit të një prishjeje që furnizon një pjesë të lagjes Ulpiana, ka ndodhur një aksident në nënstacionin Prishtina 6 110/10KV.
“Si pasojë e këtij aksidenti një punëtor i KEDS është lënduar. Fatmirësisht, sipas informative që kemi marrë nga emergjenca që punëtori ynë është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.
Nënstacioni për shkak të këtij aksidenti për momentin është jashtë pune.
Ky nënstacion përfshinë daljet që furnizojnë qendrën, Ulpianën dhe një pjesë e Bregut të Diellit, Dardanisë dhe Aktashit.
“Ekipet tona tanimë janë duke punuar në rregullimin e prishjes dhe energjizimin e nënstacionit”, thuhet më tej. /Gazeta Enigma/