Një person ka marrë lëndime si pasojë e nëj shpërthimi që ka ndodhur sot në një objekt në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë.
Lajmin e ka konifmuar për Gazeta Engima, Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për Prishtinën.
“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një shpërthim në një objekt në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë”.
“Si pasojë e shpërthimit, lëndime ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor”.
“Policia në koordinim me prokurorinë po kryejnë veprimet e nevojshme lidhur me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti për Gazeta Enigma.