Shpërthim tek zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan

Shpërthim tek zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan

Të hënën pas mesnatës ka ndodhur një shpërthim në zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, raporton Gazeta “Enigma“.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka konfirmuar se nuk ka të lënduar nga shpërthimi.

“Sipas informacioneve tona, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 00:30. Janë shkaktuar dëme materiale, por nuk ka të lënduar”.

Policia e Kosovës tashmë ndodhet në terren me disa njësi dhe po heton rastin.

Related Articles