Shpërthimi në veri, Lista Serbe: Jemi të bindur se kjo është bërë qëllimisht

Shpërthimi në veri, Lista Serbe: Jemi të bindur se kjo është bërë qëllimisht

Lista Serbe, përmes një reagimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me shpërthimin e mbrëmshëm që ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut.

Sipas këtij subjekti politik, ky sulm është bërë qëllimisht për të arsyetuar praninë e shtuar të forcave speciale të armatosura dhe automjeteve të blinduara.

“Jemi të bindur se kjo është bërë qëllimisht për të arsyetuar praninë e shtuar të forcave speciale të armatosura dhe automjeteve të blinduara që mbrëmë pas këtij incidenti kanë qenë në rrugët e Mitrovicës së Kosovës dhe kanë frikësuar qytetarët tanë”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

“Hedhja e fishekzjarrëve apo mjeteve të ngjashme piroteknike nuk është krim në vetvete, por ajo që na shqetëson është se falsifikimi i incidenteve të tilla synon të krijojë alibi për praninë e forcave speciale të Kurtit në mjediset serbe, dhe represionin e vazhdueshëm ndaj popullit tonë, si dhe arrestime të pabaza”, ka thënë tutje ky subjekt politik.

“Njoftojmë opinionin se edhe në rastin e gjoja zbulimit të armëve në automjet dhe bombave të supozuara të hedhura në godinën e komunës, është interesant fakti se kjo bombë shokuese është hedhur edhe në zonën që prej javësh nën kontroll të plotë të njësive speciale të oborrit”, thuhet më tej në komunikatën e LS-së.

Related Articles