Rritje të rasteve të reja me COVID-19 po regjistron edhe Shqipëria. Të shtunën janë regjistruar 658 raste të reja, ndërsa dy persona kanë humbur betejën me virusin.
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 142 pacientë.
Aktualisht Shqipëria i ka 5129 raste aktive. Nga fillimi i pandemisë e deri tash janë regjistruar 138 mijë e 790 raste. Prej tyre 2477 persona kanë humbur betejën me virusin.