Nga 2.841 testime 502 persona janë infektuar me COVID-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.
Në spital janë të shtruar 153 qytetarë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. 7 persona humbën jetën duke e çuar numrin e viktimave prej pandemisë në 3.029.
Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se janë shëruar 611 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184.247 që prej fillimit të pandemisë.
Në gjithë vendin janë 8.247 pacientë aktivë me COVID-19, konkretisht si më poshtë vijon:
Tiranë – 4426
Fier – 726
Gjirokastër – 521
Berat – 456
Shkodër – 451
Durrës – 450
Vlorë – 339
Elbasan – 350
Korçë – 222
Lezhë – 173
Dibër – 70
Kukës – 63
Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim si një mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit.
/Gazeta Enigma/