Shqipëri: Vritet me kaçavidë një 26-vjeçar në Bulqizë

Përleshja mes dy të rinjve ka shkaktuar një viktimë në Bulqizë.

Dorjan Mema, dyshohet se ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, Dritan Manjani, në fshatin Homesh.

Për shkak të plagëve të marra, i plagosuri ndërroi jetë ndërsa autori u largua nga vendngjarja.

Nga të dhënat paraprake mësohet se mes autorit dhe viktimës ka pasur një konflikt të vjetër, që degradoi në krim, njofton TV Klan.

Policia pritet të zbardhë më shumë të dhëna mbi këtë ngjarje të rëndë të ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm.

Related Articles