Shqipëria del faqebardhë nga ndeshja me Kroacinë, barazon në minutat e fundit

Shqipëria del faqebardhë nga ndeshja me Kroacinë, barazon në minutat e fundit

Shqipëria ka arritur të nxjerrë pikën e parë në grupet e EURO 2024, duke barazuar në ndeshjen me  Kroacinë, me rezultat 2-2, shkruan Gazeta Enigma.

Fillimisht kuqezinjtë kaluan në epërsi 1-0 në minutën e 15-të me golin e Qazim Lacit, por kroatët u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë duke shënuar dy gola në dy minuta, njëri nga të cilët u shënua Andrej Kramariq dhe një autogol nga Klaus Gjasula.

Megjithatë, Albanët nuk u dorëzuan, me Klaus Gjasulën që e përmirësoi gabimin, duke shënuar në minutat shtesë të lojës, 95′, dhe kështu duke ia dhuruar kombëtares shqiptare pikën e parë në këtë kampionat.

Tani Shqipëria renditet e treta me një pikë në grupin B, ndërsa Kroacia e katërta me goldallim më të thellë.

Ndërkohë, grupin e kryeson Spanja, e ndjekur nga Italia, secila me nga tri pikë. /Gazeta Enigma

Related Articles