Shqipëria dënon veprimet e Rusisë

Shqipëria dënon veprimet e Rusisë

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar pas vendimit se presidenti Vladimir Putin ka vendosur të njohë pavarësinë e dy zonave të shkëputura të Ukrainës që janë të kontrolluara nga separatistët.

Përmes një postimi në Twitter, Xhaçka ka shkruar duke dënuar këtë, duke thënë se kjo është shkelje e e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjes së Minskut.

“Shqipëria dënon njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut. Një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare, e marrëveshjes së Minskut si dhe shkelje e integritetit territorial dhe sovranitetit së Ukrainës, Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”, ka shkruar Xhaçka. /Gazeta Enigma/

Related Articles