“Shqiponjat” ‘grabisin’ tre pikë nga Hungaria, vazhdon ëndrra drejt Botërorit 2022

“Shqiponjat” ‘grabisin’ tre pikë nga Hungaria, vazhdon ëndrra drejt Botërorit 2022

Shqipëria fiton minimalisht, ngritet në tabelë para Polonisë në pozitën e dytë që e shpie në barazh

Kombatarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhë (0:1) në udhëtim te Hungaria, në ndeshjen e shtatë kualifikuese për botërorin “Qatar 2020”.

Me këtë fitore komb ëtarja shqiptare ka kaluar njërin nga pretendentët e saj në luftë për vendin e dytë që e shpie në barazh kualifikues, kombëtaren e Polonisë, me të cilën do të ndehset drejtpërdrejtë javën që vjen.

Golin e vetëm për Shqipërinë dhe të vetmin në ndehsje e ka shënuar Armando Broja në minutën 80-të të takimit, për t’I mundësuar kombëtares kuqezi arkëtimin e tri pikëve të arta drejt kualifikimit, shkruan Gazeta Enigma.

Tabela e Grupit I

Anglia           7     19

Shqipëria    7     15

Polonia        7      14

Hungary      7       10

Andora        7        3

/Gazeta Enigma/

Related Articles