Kur do të nis përballja Robin Krasniqi – Dominic Bosel?

Kur do të nis përballja Robin Krasniqi – Dominic Bosel?

Robin Haxhi Krasniqi do të ngjitet sot në ring për të mbrojtur trofeun e kampionit.

Krasniqi do të përballet përsëri me boksierin Boesel pas orës 23:30.

Dyshja ishin përballur mes vete në tetorin e vitit të kaluar, ku triumfues ishte Krasniqi.

Krasniqi me këtë rast kishte fituar titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë, WBA.

Ky ballafaqim i cili do të zhvillohet në palestrën “Getec Arena” në Magdeburg do të jetë e mbushur sonte dhe gati për spektaklin e madh dhe betejën titanike mes Robin Krasniqit dhe Dominic Bosel.

Ndërkaq, ju kujtojmë që ky duel do të jetë i vlefshëm për titullin e kampionit të botës në peshat gjysmë të rënda që tani për tani e mban boksieri kosovar./Gazeta Enigma/.

Related Articles