COVID-19 ka “shpërthyer” te Kombëtarja e Shqipërisë. Qysh në fillim të grumbullimit, me Covid-19 rezultoi mbrojtësi Hoxhallari dhe fizioterapisti Voci.
Mbrëmë doli pozitiv Sokol Cikalleshi, ndërsa sot mediat në Shqipëri raportojnë se simptomat e para dhe në pritje të testit konfirmues përkatës është Klaus Gjasula.
Pra, edhe mesfushori në fjalë është izoluar, sipas rregulloreve përkatëse mjekësore, ndaj mund të mos luajë sonte ndaj Polonisë.
Një situatë vërtet kritike, edhe për trajnerin Edy Reja, që duhet të bëjë pa tre lojtarë me shumë ndikim në këtë sfidë vendimtare për “Katar 2022”: Gjimshiti, Cikalleshi dhe Gjasula.
Në kushte normale, të tre do të ishin titullarë të padiskutueshëm sonte.
Gjasula ishte prej lojtarëve më të mirë në fushë në ndeshjen ndaj Hungarisë. /Gazeta Enigma.