Shqipëria i ndan rrugët me EURO 2024, mposhtet nga Spanja

Shqipëria i ndan rrugët me EURO 2024, mposhtet nga Spanja

Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka arritur të nxjerrë fitore në ndeshjen e fundit në grup ndaj Spanjës, me këtë të fundit që fitoi me rezultat minimal 1-0.

Shqipëria tani ka përfunduar e fundit në grup, duke shuar shpresat për kalim tutje.

Gjatë paraqitjeve në grupet e EURO 2024, kombëtarja kuqezi humbi në ndeshjen me Italinë 3-1, barazoi 2-2 me Kroacinë dhe tani humbi 1-0 ndaj Spanjës.

Shqipëria u përfaqësua dinjitetshëm në këtë kampionat, si nga lojtarët, trajneri, ashtu edhe nga tifozët Kuq e Zi, të cilët ishin të shumtë në numër. /Gazeta Enigma

Related Articles