Shqipëria luan sonte kundër Çekisë

Shqipëria luan sonte kundër Çekisë

Kombëtarja e Shqipërisë sonte me fillim nga ora 20:45 do të luajë një ndeshje tejet të rëndësishme për kualifikimin në Kampionatin Evropian 2024.

“Kuq e zinjtë” në “Fortuna Arena” do të luajnë kundër Çekisë.

Aktualisht çekët e kryesojnë grupin E me shtatë pikë, një më shumë se Shqipëria.

Skuadra e Sylvinhos, të dielën luan kundër Polonisë në “Air Albania”.

Shqipëria nga ky takim do të kërkojë fitore.

Dy vendet e para të secilit grup, kualifikohen direkt në Kampionatin Evropian.

Related Articles