Shqipëria ka mposhtur Ukrainën me rezultat 2-1, pas një përmbysje të rezultatit.
Ndeshja u zhvillua në grupin E të Ligës së Kombeve.
Fillimisht shënoi Ardian Ismajli për ta barazuar rezultatin në minutën e 54’ ndërkohë që golin e dytë e shënoi Jasir Asani në minutën 66’.
Tani Shqipëria radhitet e dyta në grup me tri pikë qysh në ndeshjen e parë, aq sa ka edhe Gjeorgjia që gjendet e para në grup me gollaverazh më të mirë. /Gazeta Enigma