Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore bindëse ndaj Austrisë, për të siguruar vendin për në raundin e 16-të të Kupës së Botës.
“La Roja” zhvilloi një tjetër paraqitje mahnitëse për të fituar me rezultat bindës 3-0.
Marc Cucurella shënoi një gol të bukur vollej por që u anulua pas një faulli në sulm nga gjyqtari kryesor.
Ishte Mikel Oyarzabal që e zhbllokoi epërsinë pas një asistimi të bukur të Marc Cucurellas (36’).

Në pjesën e dytë, Spanja ishte edhe më dominuese me Pedro Porron që dyfishoi epërsinë pas asistimit të Alex Baenas (66’).
Lamine Yamal kishte një rast të mirë për të shënuar nga një top i kthyer, megjithatë David Alaba bëri heroin duke e larguar nga porta.
Fitoren e Barcelonës e vulosi Oyarzabal pas një tjetër asistimi të Cucurella (89’).
Kësisoj, Spanja avancon tutje ku do ta pret fituesin e përballjes Portugali – Kroaci.
