Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur dje zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Kuqezinjtë kanë zhvilluar dje seancën e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Edoardo Reja dhe stafit teknik në kompleksin Tropikal në Durrës, përcjell FrontOnline.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në seancën e djeshme nuk kanë marrë pjesë vetëm katër nga lojtarët e ftuar për kto dy sfida.
Mbrojtësi Marash Kumbulla dhe sulmuesi Bekim Balaj kanë arritur mbrëmë vonë në Shqipëri, ndërsa portieri Thomas Strakosha nuk është stërvitur me grupin për shkak të një shqetësimi në gju dhe i është nënshtruar testeve mjekësore të mëtejshme.
Me skuadrën nuk ka qenë të hënën as sulmuesi Armando Broja, i cili pritet të mbërrijë sot në Shqipëri.
Skuadra do të vijojë sot me përgatitjet teksa ekipi kuqezi do të zbresë në ora 15:00 në fushë për stërvitjen e radhës./Gazeta Enigma/