Shqipëria ka humbur me rezultat 2-1 ndaj Italisë, shkruan Gazeta Enigma.
Ishin kuqezinjët që e nisën mirë lojën, me Nedim Bajramin i cili shënoi gol në vetëm 23 sekonda lojë, duke thyer kështu rekordin për golin më të shpejtë në histori të Evropianit.
Mirëpo italianët u kundërpërgjigjën shpejt, me anë të golave të Bastonin dhe Barellës, në minutën e 11-të dhe 16-të.
Dyjat skuadrat patën raste të mira shënimi, por rezultati mbeti i njejtë.
Italia i është bashkangjitur Spanjës me 3 pikë, ndërsa Shqipëria dhe Kroacia kanë nga 0 pikë.