Shqipëria përball Azerbajxhanit, ndryshime në 11-shen startuese

Shqipëria përball Azerbajxhanit, ndryshime në 11-shen startuese


Kombëtarja e Shqipërisë sot do të përballet me Azerbajxhanin.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Haladas Sportkomplexum” në Szombathely të Hungarisë.

Kjo është përballja e fundit përgatitore e kombëtares shqiptare para EURO 2024.

Trajneri brazilian, Sylvinho ka bërë disa ndryshime në 11-shen startuese, për dallim nga ndeshja ndaj Liechtenstainit.

Në vend të Etrit Berishës në portë do të jetë Thomas Starkosha.

Në mbrojtje Elsaid Hysaj në vend të Ivan Balliut, ndërsa Berat Xhimshiti në vend të Ardian Ismailit.

Derisa në mesfushë, Ylber Ramadani luan në vend të Klaus Gjasulas, kurse në sulm Taulant Seferi luan në vend të Arbër Hoxhës. /Gazeta Enigma

Related Articles