Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të përballet me Gjeorgjinë.
Sfidë kjo e rëndësishme për kombëtaren shqiptare në Ligën e Kombeve.
Përballja e “Kuqezinjëve” me Gjeorgjinë pritet të filloj në ora 18:00, derisa kujtojmë se kundërshtari i Shqipërisë aktualisht është lidere grupit 1 të B, ku bën pjesë edhe kombëtarja shqiptare.
Sot si kurrë më parë do t’i nevojitet fitorja skuadrës së Sylvinhos, pasi që renditet e treta me tri pikë në tri ndeshjet e kaluara.
Pikët e plota për kombëtaren shqiptare do të thonin shumë, pasi që do ta mbanin në lojë për të vazhduar tutje në rrugëtimin drejt kualifikimit për të Botërorin e 2026-tës. /Gazeta Enigma
Shqipëria përballë Gjeorgjisë, ndeshje e rëndësishme për “Kuqezinjtë”
