Shqipëria do të luaj ndeshjen e parë në grupin B1 të UEFA Nations League më 7 shtator ndaj Ukrainës.
Me vendim të UEFA-s, “Epet Arena” është stadiumi ku do të takohen skuadrat.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45.
Ndërkaq, tre ditë më pas, më 10 shtator në stadiumin “Air Albania”, kuqezinjtë do të presin Gjeorgjinë.
Takim ky që pritet të luhet në ora 20:45.
Në muajin tetor, Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë në transfertë. /Gazeta Enigma