Shqipëria pëson në shtëpi, ‘zbehë’ shansat për “Qatar 2022”

Shqipëria pëson në shtëpi, ‘zbehë’ shansat për “Qatar 2022”

Me golin e vetëm të shënuar në minutën 78′ nga Karol Swiderski, nga i cili edhe u shkaktua ndërprerja e përkohshme, Shqipëria pothuajse humbi gjasat për kualifikim nga Play Off-i, shkruan Gazeta Enigma.

Ndeshja filloi me të dy skuadrat që zhvillonin lojë fizike, duke luftuar për çdo top në fushë.

Si rrjedhojë edhe pjesa e parë kishte pak radhe.

Në minutën e 9-të të ndeshjes, Rey Manaj përfiton nga një kundërsulm, por nuk pason te Myrto Uzuni i cili ishte i vetëm, duke zgjedhur goditjen që u bllokua nga mbrojtja.

Në minutën e 15-të, polakët rrezikojnë me Adam Buksa, por gjuajtja e tij nuk ishte e saktë.

Pjesa e parë nuk solli diçka më shumë dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë.

Në këtë pjesë pritej më shumë nga Shqipëria, pasi në minutën e 57-të në lojë u fut edhe Armando Broja.

Por polakët me lojë fizike, dominon edhe në posedim, ku kur u futëm në 15 minutat e fundit gjetën edhe golin.

Zhvillohej minuta e 77-të e ndeshjes kur Mateusz Klich harkoi bukur në zonë duke e gjetur Karol Seiderski, i cili shënoi për 1-0.

Lojtarët polakë pasi shënuan gol u afruan te tifozët tanë, ku kishte edhe nga ata që provokonin.

Ata nuk u pritën mirë nga tifozët që filluan të gjuajë në drejtim të tyre më shishe.

Gjyqtari pas këtij incidentit dërgoi lojtarët polakë, por edhe ata shqiptarë në dhomat e zhveshjes.

Pas më shumë se 15 minutave në dhomat e zhveshjes, lojtarët kthehen në fushë për të luajtur ndeshjen deri në fund.

Shqipëria ka mundur t’i barazojë shifrat, kur një top vjen te Ermir Lenjani, i cili futet në zonë, por harkimi i tij për tokë ishte i dobët.

Në minutën e 86-të, Broja jep një shkëndijë dhe futet në zonë, por harkimi i tij ishte shumë i lartë.

Broja sërish me një aksion individual në minutën e 88-të, por gjuajtja e tij u ndal nga Wojciech Szczesny.

Deri në fund nuk kishte raste tjera dhe Shqipëria pësoi humbje që e zbehë tej mase kalimin në play-off.

Polonia pas fitores kalon në pozitën e dytë me 17 pikë, ndërsa Shqipëria mbetet e treta me 15 pikë dhe pak gjasa që të kalojë polakët në rendit

Related Articles