Aksident në Prishtinë, tre të lënduar

Një aksident komunikacioni ka ndodhur të marten në Prishtinë, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, mes dy automjeteve në rrugën “Luan Haradinaj”.

Rastin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:00, në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë  që me rastin po merret njësiti i  trafikut”, tha ajo. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles