Shqipëria do të zhvillojë sonte ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Kombëtarja shqiptare do të takohet me Moldavinë.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, nga ora 20:45.
Formacionet zyrtare:
Kujtojmë se kjo ndeshje i takon Grupit E. “Kuqezinjtë” deri më tani kanë zhvilluar vetëm një ndeshje, atë kundër Polonisë në muajin mars – në të cilën pësuan humbje.
Shqipëria është e fundit në grup dhe pa pikë, por me një fitore eventuale sonte padyshim se do të hynte seriozisht në garë për dy pozitat e para.
Në Grupin E prin Republika e Çekisë me 4 pikë, ndjekur nga Polonia me 3 pikë. Moldavia është e treta me 2 pikë. Të tri këto ekipe kombëtare kanë zhvilluar nga dy ndeshje në grup.
Ishujt Faroe, që kanë vetëm një ndeshje të zhvilluar deri më tani, janë në pozitën e katërt me 1 pikë.