Shqipëria ka pësuar humbje 2-0 në udhëtim te Çekia në kuadër të Ligës së Kombeve.
Pas vetëm 3 minutash lojë, çekët kaluan në epërsi me golin e Tomas Chory.
Vendasit vazhduan me presion ndaj portës së Shqipërisë, me lojtarët tanë që dukeshin si të humbur në fushë.
Nedim Bajrami rrezikoi në minutën e 24-të, por që goditja e tij ishte jashtë porte.
Qazim Laçi pati një mundësi të artë për asistim, por që goditi topin më fortë se që duhej, duke e dërguar atë në duart e portieri çek.
Në pjesën e dytë u pa një angazhim më i madh nga lojtarët tanë, por jo efektiv.
Jasir Asani shpërdoroi një mundësi të artë në minutën e 52-të, kur vendosi të gjuante vetë, por që goditja e tij shkoi mbi portë, përkundër se u fut në zonë.
Chory ia doli që të shënonte edhe golin e dytë personal, kur realizoi për 2-0 në minutën e 63-të.
Kjo disfatë i shkakton jo pak probleme Shqipërisë, pasi në ndeshjen e dytë të tetori do të përballet me Gjeorgjinë, ku sërish janë mysafir.
Në Ligën B, Grupi 1, Gjeorgjia është lidere me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Çekia, Shqipëria dhe Ukraina me nga tri.