Përveç zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, të dielen në Medvegjë janë mbajtur edhe zgjedhjet e parakohshme lokale.
Me këtë rast, kanë garuar 7 lista zgjedhore, dy prej të cilave të subjekteve shqiptare.
Në bazë të të dhënave preliminare, shqiptarët kanë arritur që në përbërjen e re të Kuvendit Komunal i cili numëron 25 këshilltarë t’i sigurojnë vetëm tre këshilltarë.
Dy ulëse i ka siguruar Partia Demokratike e Nagip Arifit, ndërsa një vend Partia për Veprim Demokratik e Shaip Kamberit.
Për të mos fituar më shumë vota, raportohet se policia e Serbisë dje nuk kishte lënë deri në ora 11:00 shqiptarët e Medvegjës që jetojnë në Kosovë të shkojnë për të votuar me arsyetimin se ka rënë sistemi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Në anën tjetër Fitore apsolute ka shënuar partia e presidentit Vuçiq me 13 këshilltarë të fituar, duke i mundësuar e vetme ta formojë qeverisjen lokale.
Përndryshe, edhe në asamblenë e kaluar të Medvegjës shqiptarët janë lënë jashtë pushtetit lokal, pasi që nuk kishin më shumë se 3 këshilltarë./Gazeta Enigma/