E hënja nis me protesta në Luginën e Preshevës, raporton Gazeta Enigma.
Shqiptarët e kësaj zone do të protestojnë kundër diskriminimit nga Beogradi.
Protesta u organizua nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, për shkak të diskriminimit me pasivizimin e adresave nga Serbia.
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protestë.
Protesta në sheshin e Bujanocit është paraparë të nisë në orën 11:00.
Javë më parë, Komisioni Evropian dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, shprehën shqetësimin për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga autoritetet e Serbisë. / Gazeta Enigma.