ShSKUK: Bie numri i pacientëve të shtrirë në klinikat COVID

ShSKUK: Bie numri i pacientëve të shtrirë në klinikat COVID

ShSKUK në njoftimin e së dielës, kanë theksuar se po vazhdon të bie numri i pacientëve që janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, raporton Gazeta “Enigma”.

Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 960 pacientë, prej tyre 846 me Covid-19 pozitivë,  818 me oksigjeno-terapi dhe 56 në kujdes intensive, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve të shtrirë në klinika dhe spitale:

“Klinika Infektive, 95 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 88 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 58  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 84 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 21 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 14  pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 131  pacientë

Spitali i Gjakovës, 73  pacientë

Spitali i Pejës, 169 pacientë

Spitali i Gjilanit, 85 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 17 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 50 pacientë

Spitali i Ferizajt, 71 pacientë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Related Articles