Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se është furnizuar me sasi të mjaftueshme të serumit kundër kafshimit të gjarprit, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftimin për media thuhet se serumi është shpërndarë në të gjitha klinikat e QKUK-së se po ashtu edhe në spitalet e përgjithshme rajonale.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, njofton qytetarët se klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si dhe spitalet e përgjithshme rajonale, janë furnizuar me sasi të mjaftueshme me serum kundër të kafshimit të gjarprit – Antivenom Imunoglobulin”, thuhet në njoftim.