Kurti për takimin me Vuçiq: Do të diskutojmë për vazhdimin e dialogut, jo për marrëveshjet e mëparshme

Kurti për takimin me Vuçiq: Do të diskutojmë për vazhdimin e dialogut, jo për marrëveshjet e mëparshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Kryeministrin, Albin Kurti, deri ky i fundit është prononcuar edhe para mediave, raporton Gazeta “Enigma”.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti ka përmendur edhe dialogun, ku ka theksuar se do të mbahet një diskutim në Kuvend lidhur me gjendjen e deritanishme të procesit të dialogut sepse sipas tij duhet të shihet se ku ndodhen sa i përket marrëveshjeve së dikurshme, zbatimit dhe ndikimit të tyre.

“Ndërkaq në takimin që do të mbahet në Bruksel, nuk do të jetë takim që do të mbahet për të diskutuar në lidhje me dialogun e mëparshëm. Është takim i parë, ku për herë të parë në jetën time do të takohem me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nëse përjashtojmë tryezën me mbi 30 veta në shkurtin e vitit 2020 në konferencën e Sigurisë që mbahet tradicionalisht në Munnih të Gjermanisë”, ka thënë Kurti para mediave.

Related Articles