Shtatë herë në burg, rrëfimi i gjilanasit të dëbuar nga Gjermania

Shtatë herë në burg, rrëfimi i gjilanasit të dëbuar nga Gjermania

Në episodën e radhës të emisionit “N’burg me Nitën” ata që po vuajnë dënimin në burgje kanë rrëfyer eksperiencat e tyre me substancat narkotike dhe sherrin që ua kanë parë atyre.

Të burgosurit që tashmë janë penduar dhe kanë hequr dorë nga droga e kanë kuptuar se paraja e fituar shpejtë të sjellë pasojë shumë të mëdha.

Pos kësaj, droga këta persona i ka lanë të vetëm, duke humbur shoqërinë por edhe familjen, të cilët edhe për dyshimin më të vogël gishtin e drejtojnë pikërisht nga përdoruesi i drogës.

Bear Nuredini nga Gjilani është i dënuar me 5 vite e gjysmë burg për vjedhje të rëndë.

Ai thotë se ka pasur një familje të mirë dhe fëmijëri të mirë, por gjithçka ndryshoi kur filloi të përdorte substancat narkotike rreth moshës 15-vjeçare.

“Nga mosha 16-vjeçare për 10 vjet kam përdoruar dogra. Për shkak të këtyre pasojave unë tashmë kamë përfunduar në burg”, rrëfen gjilanasi.

“Kam filluar me bari për shtatë vite dhe tani kam kaluar në heroinë për disa vite. Prej pesë vitesh kam braktisur drogën”.

Ai thotë se drogën e ka lënë në Evropë pasi sipas tij problemet e drogës e kanë ndjekur edhe jashtë vendit.

“E kuptova se nëse merresh më drogë, nuk je i zoti as për veten të kujdesesh e as të kesh një kulm mbi kokë. Unë e kam lënë drogën, por nuk ka qenë fuqia ime, mendoj se më shumë ka qenë fuqia e Zotit që ka ndikuar që unë ta braktisi drogën”.

Nuredini thotë se nëse je përdorues i drogës e gjithë jeta do të shkojë në burgje.

Ai thotë se edhe ne Gjermani ka vuajtur dy vite burg dhe më pas është kthyer në Kosovë, ku prej katër vitesh po vuan burgun.

“Unë kam qenë në burg shtatë herë në burg. Kryesisht për vjedhje, sepse s’ki qare pa i sigurua paratë për drogën. Patjetër që duhet të vjedhësh”.

Nurdini rrëfen se pasi është future në burg ka dëgjuar fjalë të ndryshme nga të burgosur tjerë, që i kanë krijuar ëndrra të reja por që sipas tij doli të jetë ndryshe.

“Jam penduar për të gjitha gjërat që kam bërë. Sot asgjë nuk do të bëja. Shyqyr që një ditë do të dalë nga burgu. Atë herë e kam parë si mundësi vjedhjen sepse më janë dashur paratë për drogë, sot nuk mendoj ashtu. E shoh që bota ka shumë mundësi. Të dalësh jashtë të fitojë para në mënyrë të ndershme dhe legale. Atë kohë s’kam ditur të mendoj ndryshe”.

Gjilanasi megjithatë i është falënderues burgut pasi në disa momente të caktuara të jetës ai mendon se do të mund të und të kishte përfunduar te më e keqja.

“Pasi rashë në burg në Gjermani, shpëtova nga droga dhe shumë rreziqe tjera që t’i sillte droga”, rrëfen ndër të tjera Bear Nuredini.

Related Articles